Një Gjyqtarë i Procedurës Paraprake nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykata Themelore në Mitrovicë, me propozim të Prokurorisë së Shtetit, morri vendim për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve ndaj të dyshuarit për vrasje të rëndë N. V., (1987) shtetas i Kosovës, me vendbanim në Komunën eMitrovicës së veriut, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë”, nga neni 179 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4, – 1.5, e 1.8, të KPRK-së, si dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374, paragrafi 1, të KPRK.
Sipas kërkesës së Prokurorisë së Shtetit për caktimin e paraburgimit, thuhet se në bazë të provave ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprave penale tëlartëcekura ashtu qëi pandehuri me 9 mars 2015, rreth orës 20:45min, në korridorin e shtëpisë së shëndetit në Zubin Potok, me armë zjarri ka privuar nga jeta tani të ndjerën D.A- me profesion mjeke, e cila nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve.
- Advertisement -