30 ditë paraburgim për kërcënuesin me kallashnikov ndaj kryetarit Mulakut

 

Gjykata Themelore në Mitrovicë, përkatësisht Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, të dyshuarve M. M., (1981), dhe Q. M., (1989), nga Komuna e Vushtrrisë, me dyshimin e bazuar se i dyshuari i parë ka kryer veprat penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375 paragrafi 2 të KPRK, dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse të dyshuarittë dytë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm, ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” nga neni 410, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Dje në mëngjes teksa kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, po shkonte në zyren e tij është kërcënuar me kallashnikov, dhe sipas kërcënuesit vetëm prezenca e familjarëve në veturë ia ka shpëtuar jetën kryetarit Mulaku.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT