30 ditë paraburgim për falsifikuesin e diplomave nga Mitrovica

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit D.M nga Mitrovica nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

Ai dyshohet se në bashkëveprim me disa të tjerë kanë bërë diploma false për të përfituar materialisht, njofton Klan Kosova.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 19.12.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 18.01.2020.

Gjykata thotë se ai mund të paraqesë rrezik nëse gjendet në liri dhe mund ta përsërisë veprën penale për këtë paraburgimi është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT