3 shkolla të Drenasit fitues në Kosovision Contest

Në vitet e fundit në Kosovë është duke u zhvilluar një projekt me fëmijët e klasave të pesta të karakterit shtetëror, Kosovision Contest – Gara për vizionin e Kosovës.

Ky projekt është arsimor, ku fëmijët së bashku me mësimdhënësit paraqiten për konkurrim me pano-hamer se si e shohin ata të ardhmen e Kosovës në katër fusha: Arsim, Infrastrukturë dhe Mjedis, Bashkëjetesë dhe Ekonomi.

Vizionin e tyre e paraqesin me anë të vizatimeve dhe elementeve të ndryshme të artit, duke konkurruar me një projekt-ide.

Duke pas parasysh shumën e investimit dhe reputacionin e projektit në Kosovë, edhe në vitin 2017 ky projekt u financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe u implementuar sërish nga Qendra për Arsim e Kosovës.

Fitues të sivjetmë të projektit Kosovision Contes për vitin shkollor 2016/17 nga Komuna e Drenasit u shpallën shkollat:

  1. “Bajram Curri”, Nekoc/Drenas, Hafize Bublica – V2 

  2. “Rasim Kiçina”, Drenas,  Arbëresha Sejda – V2 

  3. “Halil Bajraktari”, Drenas, Myzafere Koci – V1 

Fitues të projektit KOSOVISION CONTEST për vitin shkollor 2016/17 që financohen nga komunat, janë:

  1. “7 Marsi”, Kishnarekë/ Drenas,  Behije Qela – V2 

/Drenica Press/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT