29 asambleistët e përzgjedhur të komunës së Kaçanikut kanë realizuar një vizitë në Shqipëri.

Të njëjtit kanë zhvilluar vizitë në Elbasan, Berat, Vlorë, Tepelene, Gjirokaster, Butrint, Ksamil, Sarandë dhe Divjakë, shkruan Indeksonline.

Fillimisht për kontratën në fjalë janë ndarë 6.800,00 euro, porse e njëjta është finalizuar për 4.950,00 euro.

Tutje, përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: Shërbimet e transportit akomodimit dhe ushqimit per Antaret e Ansamblese komunale për vizit në Shqiperi sipas itenerarit. -Transporti sipas iteneriret. -Akomodimi i ansambeisteve (All inclusive) perzgjedhja sipas deshires (tri racoione ditore). -Akomodimi ne dhomat e hotelit duhet te jetë maximumi 2 persona me shtreter te ndarë. -Numri i personave 29 . -(kater ditë- tri netë).

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik  ” ARDITI TOURS ” SH.P.K. /Indeksonline/