24 orët e fundit të Hitlerit

Dita e fundit e Adolf Hitlerit” është një libër i Jonathan Mayo dhe Emma Craigie, ku përshkruhet minutë pas minute çfarë ka ndodhur në bunkerin e Fyhrerit ditën e 30 prillit të vitit 1945. Në këtë libër përshkruhen çmenduritë, terrori dhe paniku dhe rrënia finale e tiranit.

Përshkrimi

00550F6A00000258-3034223-image-a-24_1428700707657Rreth 10 metra nëntokë, Eva Braun po përgatitet për dasmën e saj. Tani, ajo ndodhet në dhomën e gjumit në Bunkerin e Fyhrerit, ku shërbyesja po rregullon flokët.

Si sot 14 vite më parë, ata nisën lidhjen e tyre sekrete dhe më në fund ajo do të martohet me burrin që do.

Sigurisht, që ajo nuk e kishte menduar kurrë që dasma do të bëhej në bunkerin, i cili ndodhet nën kopshtin e zyrës së vjetër të kancelarit në Berlin. Por, tanket e ushtrisë ruse po zbrazen drejt qendrës, dhe nuk është më e sigurt që gjendesh mbi tokë.

007DAFAB00000258-3034223-image-a-21_1428700138614Bunkeri i Fyrherit, i cili është i mbrojtur nga një çati 3 metra e trashë është i lidhur me shkallë me një bunker të vjetër që ndodhet mbi të si dhe me një rrugë kalimi me qilarin e Kancelarisë, ku ndodhet dhe një spital emergjence, një garazh dhe disa dhoma për sekretaritë dhe oficerët. Të paktën ka një dhomë të vogël ku Eva mund të lëvizë.

Ajo ndodhet aty prej janarit dhe ka dhomën më të rehatshme, e cila është e arreduar posaçërisht për të nga arkitekti i bunkerit, Albert Speer. Në dhomë ndodhet tavolina e saj e veshjes, karrigia dhe gardëroba si dhe një krevat tek bashkë me një divan. Të gjitha orenditë dhe rrobat dhe aksesorët kanë monogramin e saj dhe janë dizajnuar nga Speer.

038C74F1000005DC-3034223-image-m-17_1428699929917Është ora 12:10, Adolf Hitler po qëndron në dhomën e konferencës në bunker, i ulur në tavolinë e hartës. Ai po i dikton “qëndrimin politik” Traudl Junge, një nga dy sekretaret e mbetura të tij, që po mban shënim fjalët e tij.

Fillimisht, Junge është e kënaqur. Ajo do ë jetë e parë që do të dëgjojë pse Gjermania po e humbet luftës, Por, Hitleri që po flet me fjalë të zvarritura e zhgënjen. Nuk ka asnjë justifikim apo pranim faji – vetëm të njëjtat akuza kundër hebrenjve, të cilat ajo i ka dëgjuar shumë herë më parë.

22A81CE000000578-3034223-image-a-27_1428700865510Hitleri i kërkon shërbyesit të tij, Heinz Linge që t’i dërgojë dy batanije në dhomën e gjumit dhe një sasi të mjaftueshme naftë për djegien e dy trupave. “Do të vras veten bashkë me Eva Braun. Ti do të na mbështjellësh trupa dhe do t’i djegësh lart në kopsht”, i drejtohet Hitleri shërbyesit. Linge po dridhet. Ai belbëzon: Si urdhëron Fyhrer! Dhe largohet nga studioja e Hitlerit.

Ora 5

Adolf dhe Eva Hitler ndodhet të veçuar në dhomat e tyre. Në të kaluarën, ajo thoshte se ai e donte atë vetëm kur ndodheshin të dy në një krevat. Ai përgatitej për të kryer marrëdhënie seksuale me injeksion testosterone gjedhi, ndërsa ajo merrte medikamente për të ndalur periodat kurdoqoftë që rrinte me të. Por këto ditë kishin marrë fund.

277103FA00000578-3034223-image-a-23_1428700487984

Bombardimet ruse janë intensifikuar. Shumë ndërtesa janë ndezur në flakë dhe rusët janë tani vetëm disa qindra metra larg bunkerit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT