22-vjeçarja shqiptare me COVID-19 tregon ditë pas dite se çfarë ndodh me trupin

Shumë prej njerëzve nuk përjetojnë simptoma të koronavirusit, por shumë të tjerë kanë simptoma si temperaturë, probleme me frymëmarrjen, kollë.

22-vjeçarja shqiptare Bjonda Haliti, e prekur nga koronavirusi, ka treguar ditë pas dite simptomat e këtij virusi.

Sipas Bjondës, simptomat e para ishin të ngjashme me çfarë dëgjojmë të thuhet në media, ku kolla e thatë shfaqej më shumë.

Bjonda shton se kolla e thatë shoqërohej me lodhje me dhimbje të lehtë fyti.

Një ditë më pas dhimbja e kokës shtohet bashkë me dhimbjen e syve.

Pastaj një temperaturë e lartë e më tej, në ditën e katërt problemet me frymëmarrjen shtohen.

“Dita e parë: Nis me një kollë të thatë dhe me dhimbje fyti. Ndihesha shumë e lodhur.

Dita e dytë: Ndjeja shumë ngarkesë në kokë, aq sa duhet të kollitesha shumë lehtë për të mos ndjerë atë dhimbje.

Atë natë pata temperaturë. Sytë më lotonin dhe më digjnin. Nuk i lëvizja dot. Pasi bëra ca kërkime në internet zbulova se mund të ishte thjesht migrenë, por nuk po më pushonte fare. Atë ditë kam fjetur gjithë kohës.

Dita e tretë: Energjia më ra thuajse fare dhe temperatura vazhdonte. Në këtë pikë simptomat ishin: kolla e thatë, migrena, temperatura, të përziera. Vendosa të shkoj tek një mjek dhe rezultova negative për gripin.

Doktori më tha se kisha një infeksion dhe më dha antibiotikë, 800 miligram ibuprofen. Sigurohesha që të hidratohesha gjithë kokës dhe merrja vitamina. Atë natë, temperatura vazhdonte.

Dita e katërt: Më në fund temperatura ra, por m’u shfaqën simptoma të tjera. Kisha probleme me frymëmarrjen, nuk ndihesha fare mirë.

Kisha paksa dhimbje gjoksi. Bëra atë testin që thuhet se duhet të mbash frymën deri në 10 sekonda dhe meqë e bëra me sukses mendova se s’kishte gjë për t’u shqetësuar.

Dita e pestë: Kisha dhimbje fyti , kollë , probleme me frymëmarrjen. Shkova tek I njëjti doktor dhe kërkova të bëja se s’bën test. Kërkova gjithashtu të bëja një garfi dhe gjithcka rezultoi normale.

Vazhdoja prapë në izolim dhe përgjigjen e testit do ta merrja pas 5 ose 6 ditësh.

Dita e gjashtë: Me përdorimin e vazhdueshëm të antibiotikëve dhe ibuprofenit simptomat ishin: dhimbje fyti, kollë, probleme me frymëmarrjen, por fuqia kishte nisur të rritej.

Dita e shtatë: Dhimbje të lehtë fyti, kollë të butë, energji të shtuar.

Dita e tetë:Kollë e lehtë,po ndihesha sërish vetvetja.

Dita e nëntë: Kolla e lehtë, energji normale.

Dita e dhjetë: Kollë mesatare, myk, fuqi. Rezultati i testit, pozitiv! Vazhdoj ende të jem e izoluar dhe të kujdesem për veten. Sot po ndihem shumë mirë dhe e shëndetshme“, përfundon 22-vjeçarja duke shtuar se vetë- karantinimi është rekomandimi më i mirë.

E.D./Shqiptarja.com

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com