21 fshatra dhe qytete përpihen nga flakët, dhjetëra viktima në Rusi

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga zjarret që përfshinë disa banesa në Republikën autonome të Chakassia, në Rusi.

Sipas medieve ruse, më shumë se 21 fshatra dhe qytete janë përpirë nga zjarri. Tre helikopterë dhe qindra punonjës të emergjencës u angazhuan për lokalizimin e flakëve të zjarrit në mbi 1200 shtëpi në 42 lokalitete të zonës.

Dhjetëra zjarrfikëse, tre trena zjarri dhe mbi 500 njerëz u angazhuan për shuarjen e flakëve.

Sipas zyrtarëve rusë të emergjencave, erërat e forta kanë ndihmuar flakët që të përparojnë me shpejtësi.

Ekipet e emergjencave e kanë pasur edhe më të vështirë të shuanin vatrat e zjarrit pasi kishin edhe mungesë uji për shkak se liqenet dhe rezervuarët kanë qenë të ngrirë.

Sipas hetimeve të para, shkak i zjarrit masiv kanë qenë disa qytetarë të një zone që u kishin vënë flakën një zone me barëra të këqij.

Qindra persona janë dërguar në spital si shkak i asfiksisë dhe djegieve të shkallëve të ndryshme.

Po nga zjarri, në vitin 2010 në Rusi vdiqën rreth 60 njerëz dhe u shkatërruan më shumë se 3 mijë shtëpi në periferi të Moskës dhe e la këtë qytet për disa ditë të pushtuar nga tymi.

Në vitin 2012 zjarri shkatërroi 10 milionë hektarë pyje në Siberi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT