Gjatë ditës së sotme janë dëeguar edhe dy ftesa nga Gjykaata Speciale. Pas Sejdi Berishës nga Kijeva e Malishevës, i ftuari i radhës është Nevzat Kryeziu nga Suhareka, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati.

‘’Tash u njoftova se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, edhe veterani Nevzat Kryeziu nga Suhareka, pjesëtar i Zonës Operative të Pashtriut’’, përfundon Gucati.

Kujtojm, që Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Hagë kanë intensifikuar veprimet e tyre karshi të ftuarve në cilësinë e të dyshuarit. Një numri të konsiderueshëm, kryesisht atyre që janë ftuar më herët nga kjo gjykatë, u janë marrë edhe pasaportat, në atë formë që të njëjtit mos të kenë mundësi dalje jashtë Kosovës.

Ish-luftëtarë të UÇK-së, që tashmë janë bërë shënjestër nga Prokuroria e Specializuar e Hagës, e që më vonë ndaj tyre pritet edhe aktakuzë, s’do të kenë më mundësi të dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës./gazetametro.net