2 Dy kërkesat e “Ferronikelit” për të shmangur krizën e operimit

Kompania “Ferronikeli” i ka dy kërkesa për Qeverinë e Kosovës – uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe lejimin e qasjes në lëndën e parë – përkatësisht në minierën e vet në afërsi të Lipjanit, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse këto dy kërkesa nuk plotësohen, menaxhmenti i “Ferronikelit” paralajmëron se në fund të muajit qershor do të jenë të obliguar të ndalin punën në këtë gjigant të ekonomisë së Kosovës.

Aktualisht punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, afro 900 sish, punojnë me gjysmë orari.

Disa javë më parë “Ferronikeli” e ka ndalur punën duke shkuar në planin e mirëmbajtjes dhe të kujdesit për t’i sanuar disa dëmtime.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT