Në mesin e atyre që kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë është Hekuran Jezerci, 19 vjeç. Dy ditë më parë ai humbi betejën me këtë virus. I ndjeri ishte sportist dhe nuk kishte asnjë sëmundje tjetër.

Familja Jezerci kanë një apel për të gjithë qytetarët.

Arsim Jezerci thotë se djali i tij s’kishte sëmundje tjera.

“Në mesnatë iu ka përkeqësuar gjendja, ka filluar frymëmarrja me iu ndalë. S’ka mujt me ecë, e kam kap në krahë, në veturë dhe këtu në Kaçanik e kemi sjell në spital. E kanë dhënë maksimumin motrat, mjekët por me kushtet që i kanë pas s’kanë pas gjë më shumë me bo. Kemi vazhduar me emergjencë për Ferizaj. Atje e kemi lajmëruar rastin, shumë mjekë, shumë motra, me çka kanë pas motra për me ja kthyer jetën por deshti zoti e mori”, tregoi ai për RTK’në.

Babait të të ndjerit i ka mbetur një peng.

I biri 19 vjeçar i cili i vdiq nuk ishte i vaksinuar.

“Kush e sheh këtë video sa më shpejt le të vaksinohet. Allahu çka e ka shkruajt aty, na s’mundemi me i ikë asaj por obligimet që ne i kemi duhet me i kry’, shtoi ai.