1 mijë e 9 raste të reja dhe 2 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në mesin e këtyre rasteve, janë edhe 19 fëmijë nga zero deri në 9 vjeç të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Vetëm dje të infektuar me këtë virus ishin 17 fëmijë nën moshën 10 vjeçare.

Ndërsa, 10 persona mbi 80 vjeç janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vend.

34 të infektuar i takojnë moshës 70-79 vjeçare, ndërsa 63 persona i takojnë moshës 60-69 vjeçare.

Më shumë raste të reja të infektuara me koronavirus edhe sot ka raportuar Prishtina, gjithsej 198 raste.

I dyti me më së shumti raste të reja është Gjilani me 90, pastaj Gjakova me 82 dhe Ferizaj me 71.

Viktima e këtij virusi janë nga komuna e Suharekës dhe ajo e Vitisë.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme 82 persona janë shëruar nga COVID-19.

Dy prej të shëruarve janë të moshës zero deri 9 vjeç, 11 janë të moshës 10 deri 19 vjeç, ndërsa 12 janë të moshës 20 deri 29 vjeç.

Kujtojmë që Kosova sot ka regjistruar numër rekord të rasteve të infektuara me COVID-19.