17 vjeçari nga Peja, “përballë” vdekjes, detyrohet të punoj çdo ditë

Përkundër sëmundjes, 17 vjeçari Arianit Lipa nga Komuna e Pejës, detyrohet që për të siguruar parat që i nevojiten për mjekim, të punoj çdo ditë, raporton RTK.
Ai punon në një autolarje në Pejë për 5 euro në ditë, edhe pse thotë se kohët e fundit ka shumë probleme shëndetësore.
“Ma i lodht. Po kam edhe dhimbje, mo s’po muj. Po ndihna ma i lodhshuëm, kryt po më dhemb më shumë, edhe syni, nuk po muj. Po duhet, kur s’ki ka me ja ngjit, duhet me ba dicka”,tha ai.
I rritur pa njërin prind dhe me kushte të vështira, Arianiti thotë se ka kërku ndohm edhe te institucionet lokale dhe qendrore por pa rezultat.
Thirrje për ndihmë djali të saj, i bënë edhe nëna e Arianitit, Rikmane Lipa.
“”tash asht ba situata që shumë janë ba. Kush qet, faleminderit shumë prej tyre. Unë se kam kërkon, vet burrë vet gru. Zotit e juve ju kamra durve, me mujt me pshtu qet djal”, tha ajo.
Arianit Lipa, pos sëmundjeve që ka, bart edhe barrën e kryefamiljarit. Familjat e tij të ardhura tjera nuk ka, pos asistencës prej 60 eurove, e cila për kushtet e tyre nuk mjaftojnë.
Ai ka nevojë për një operim tjetër, që sic i kanë thënë mjekët në Prishtinë, duhet të kryhet jashtë vendit. Për të mbledh mjete për shërimin e Arianitit, janë organizuar edhe fqinjët e tij dhe nxënësit e shkollave të Pejës./Zëri/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT