160 mijë euro për blerjen e 6 automjeteve

Për blerje të gjshtë veturave, MBPZHR-ja ka paraparë një buxhet prej 160 mijë eurosh e nëse e bëjmë një kalkulim të thjeshtë del se për blerje të një veture Ministria ka paraparë një buxhet prej 26 mijë e 600 eurosh.

Në njoftimin për kontratë të publikuar në ueb-faqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) thuhet se operatorët ekonomikë (OE) që dëshirojnë të aplikojnë në këtë proces prokurimi duhet së paku të kenë një qarkullim bankar prej 320 mijë eurosh gjatë tre viteve të fundit.

Po ashtu, me dosje të tenderit zyra e prokurimit nga operatorët që aplikojnë në këtë proces të prokurimit ka kërkuar referenca të natyrës së ngjashme të realizuar në tri vitet e fundit (2013, 2014, 2015) në vlerë jo më pak se 240,000 euro, se raportet e pranimit teknik.

Po ashtu zyra e prokurimit ka kërkuar edhe katalogun për automjetet e ofruara.

Po ashtu me dosje të tenderit në këtë rast autoriteti kontraktues ka kërkuar nga operatorët ekonomikë deklaratë nën betim, t’i përmbushin kërkesat mbi përshtatshmërinë në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-042, Neni 65.

“Një vërtetim i nënshkruar nga Administrata Tatimore e vendit tuaj të themelimit, i cili dëshmon se OE nuk është me vonesë për pagimin e tatimeve së paku deri në tremujorin e fundit përpara dorëzimit të tenderit. /Zeri/.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT