16-vjeçari që iu bashkua UÇK’së, qante çdo ditë derisa u pranua (VIDEO)

Ishte vetëm 16-vjeç, por dëshirën e kishte të madhe që të bashkohej me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Për shkak të moshës, UÇK-ja në fillim e kishte refuzuar, por Fitim Rama i cili në atë kohë ishte i mitur kishte insistuar shumë që të veshte uniformën dhe t’i bashkohej luftës.

Kjo deshirë e tij e madhe për të shkuar në luftë, në atë kohë kishte tërhequr vëmendjen e mediave suedeze të cilat e kishin intervistuar Fitimin në kohën e luftës.

“Më ka zënë lufta atje dhe kam qendruar dy javë, kam qendruar me ushtrinë, ma kanë dhënë një pushkë”, degjohet duke treguar Fitimi në mediat e huaja, shkruan Magazina.al

Ndërsa eprori i tij tregon se si Fitimi kishte qarë shumë deri sa e kishin marrë në mesin e tyre.

Për më shumë shihni pamjet më poshtë:

- Advertisement -

MË TË FUNDIT