16 vite nga vrasja e arsimtarit Sadri Gashi

Sot janë mbushur plotë 16 vite, që kur forcat serrbe vranë arsimtarin nga Drencia Sadri Gashin.
Sadri Gashi, u lind më 17.10.1954 në Tërstenik, Komuna e Drenasit. Mësimet e para i mori në vendlindje kurse shkollën e mesme e përfundoi në Skenderaj,ndersa ne Gjakovë studioj Fakultetin Filozofik përkatsisht departamentin e Historis.
Sadri Gashi ka qën arsimtarë në shumë fshatra të Drenicës si ne: Tërstenik, Dobrashefc, Qikatovë, Shtuticë.. Punoj si arsimtarë ne shkollën e Tërstenik-ut deri ne ditën e fundit te jetës se ti. Veprimtaria e ti u qmua lart nga gjeneratat e tera. Ai dha kontribut shumë te madh ne arsim rreth 25 vjet.
Misioni i mësuesit, ishte obligim moral, kombëtar e atdhetar që Sadri Gashi e vazhdoi deri diten e fundit te jetës se ti me 19.03.1999 ndërsa ne mëngjes më 20.03.1999 rreth orës 8.00 forcat ushtarake Serbe e arrestuan se bashku me shtatë banoret e lagjes dy: Nebih Vojvoda ,Lavdim Vojvoda, Ramiz Geci, Januz Kalleci, Gjavit Kalleci, Musli Shala, Sabit Veliu dhe me pas te gjithë i ekzekutuan ne luginën te pishat./Lajmiri.com/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT