15 kandidatë për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese

Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese ka marrë vendim, të enjten, që 15 kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për këto poste, t’iu mundësohet testimi me gojë dhe me shkrim, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë shqyrtimit të kandidaturave, anëtarët e Komisionit kanë paraqitur disa vërejtje, por, megjithatë, ato nuk u konsideruan si pengesë për të vazhduar garën.

Kryetari i Komisionit dhe njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga anëtarët e Komisionit që të deklarohen për secilin kandidat se a i plotëson kushtet në bazë të konkursit.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT