Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, është lojtari më i kërkuar i kësaj merkatoje. Për francezin interesim kanë shprehur klubet më të mëdha, si Real, Barca, PSG, City, për të cilin Juve kërkon 100 milion euro!

Interesimin e Barcelonës për 22-vjecarin e ka konfirmuar presidenti Bartomeu, por që ka zbaluar se atë nuk e dëshiroi trajneri Enrike.

“Luis Enrique nuk e dëshiroi Pogban. Klubi po punon për ta sjellë atë, edhe pasi unë u largova tash nga posti i presidentit”, ka thënë Bartomeu.

Kjo deklaratë e presidentit blaugran, është një stimul për skuadrat tjera të cilat mund të bëjnë opfertë serioze për Pogban, pasi dhe ky i fundit, tani ka marrë lajmin se në Barcelonë nuk e duan./Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT