Klubi turk kërkon huazimin e Arda Turan

     

    Fenerbahce ka bërë ofertë për të huazuar mesfushorin e Barcelonës, Arda Turan, për një periudhë gjashtëmujore.

    Këtë e ka zbuluar anëtari i bordit drejtues të klubit turk, Ilhan Eksiglu, përmes një postimi në Tëitter.

    “Arda nuk do të luajë në Barcelona deri në janar”, ka shkruar ai në Tëitter, transmeton Telegrafi

    “Presidenti jonë [Aziz Yildirim] ka thënë më herët, se ai mund ët luajë për Fenerbahcen për gjashtë muaj”, ka shtuar Eksiglu, raporton Telegrafi.

    Ish-mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, u transferua te Barcelona për 41 milion euro dhe nuk ka të drejt loje me kampionët deri më 1 janar, kure dhe skadon suspendimi i merkatos për Barcelonen./Drenicapress