Shqipe Mehmeti-Selimi do të kandidojë në listën e Vetëvendosjes për deputete me numrin 10, të cilin numër tradicionalisht e mbante burri i saj, Rexhep Selimi, që njihej në luftë me nofkën 10-shi’.

Edhe Shqipja ka qenë pjesë e UCK’së. Ajo njëherë u akuzua nga vallai i aktivistit të LDK’së se e ka rrahur atë me thupër.

Ish-komandanti i UÇK’së, Rexhep Selimi, kësaj radhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, pasi po mbahet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë, nën akuzat për krime lufte.

Lëvizja Vetëvendosje ka përfshirë gruan e tij në listën zgjedhore, në mungesë të Inspektorit të Përgjithshëm të UÇK’së, shkruan Gazeta Express.

Edhe zonja Selimi ka qenë e përfshirë në Ushtrinë Çlirimtare. Bashkëshortja e Rexhep Selimit para disa muajsh në një intervistë televizive kishte treguar për kyçjen e saj në luftë në moshën 14-vjeçare.

“Kam ardhë më familjen prej Gjermanisë në luftë, ndërsa unë dhe babi kemi qenë aktivë me uniformë në UÇK prej marsit 1998 deri në përfundim të luftës”, ka thënë Selimi.

Shqipe Selimi ka thënë se gjatë luftës kishte kontakte edhe me NATO’n si përkthyese pasi kishte njohuri të gjuhës angleze dhe gjermane.

“Në atë kohë unë isha në kontakt me njësinë e NATO’s, isha e involvuar si përkthyese e në koordinata, dhe isha në rrjedha se çka po ndodh. Gazetarë të huaj më kërkonin si përkthyese pasi që e kam njohur gjermanishten dhe anglishten”, kishte rrëfyer ajo.

Ish-ushtarja e UÇK’së, Shqipe Selimi ishte njohur gjatë kohës së luftës me Rexhep Selimi, me të cilin janë martuar pas luftës dhe kanë dy fëmijë.

Emri i Shqipe Selimit është përmendur edhe nga ish-aktivisti i LDK’së, Ymer Ymeri i cili është vëllau i mësuesit të vrarë Haki Ymeri

Ymeri në Klan Kosova e kishte akuzuar Shqipe Selimin se e kishte rrahur me thupër në një qendër paraburgimi, në Krumë të Shqipërisë.

“Më ka burgosur, Sabit Geci në vitin 1999 në prill”, kishte thënë Ymeri.

“Kam qenë i rrahur dhe i maltretuar. Më ka rrahur Riza Alia, komandat Hoxha i thoshin. Fatmir Thaçi po ashtu dhe më kanë mbajtur në burg dy muaj e gjysmë. Na ka rrahur edhe një femër është quajtur Shqipe, na ka rrahur me shkop. Por, nuk ia dija mbiemrin atëherë, më pas ia mësova mbiemrin, para dy-tre muajsh. Ajo është Shqipe Selimi, shoqja e Rexhep Selimit. Disa njerëz më kanë treguar që Shqipja është e martuar me Rexhepin dhe i ka dy fëmijë. Këtë e kam vërtetuar mirë, 100 për qind. E njoh mirë atë edhe në foto e kam parë”, ka thënë Ymeri. Në listën e LVV’së për zgjedhjet e 14 shkurtit janë të përfshirë edhe bashkëshortja e ish-deputetit të VV’së, aktorit Adem Mikullovci, i cili vdiq vitin e kaluar.

Në listë është edhe Avni Dehari, babai i aktivistit të VV’së, Astrit Deharit, që vdiq në nëntor të 2016’s, derisa po mbahej në paraburgim në Prizren