14 të vdekur e 368 raste të reja me koronavirus sot në Kosovë

14 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me koronavirus, derisa janë konfirmuar edhe 368 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 1.382 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 13.473.

Njoftimi i plotë:

16 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të

vaksinës.

ℹ Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 13.473.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT