14 raste të reja me COVID-19 në Drenas, janë nga këto vende

587 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Kështu ka njoftuar para pak çastesh instituti kombëtar i shëndetit publik në Kosovë, transmeton drenicapress.info

Sërish, komuna me më së shumti raste është Prishtina, që ka regjistruar 203 raste. Në Drenas janë regjistruar 14 raste në 24 orët e fundit me koronavirus.

Rastet e reja janë me këto lokacione:
7 në qytetin e Drenasit
1 në fshatin Arllat
1 në Fushticë të Epërme
2 në Fushticë të Ulët
1 në Komoran
2 në Tërstenik. /DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT