Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë regjistruar edhe 1 mijë e 901 raste.

Gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 13 të vdekur.

Në 24 orët e fundit janë testuar 10 mijë e 848 qytetarë, ndërsa sot janë shëruar 433.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës.
Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 21.922.