LIVE: Protestuesit nisen drejt Gjykatës Kushtetuese (Foto/Video)

(I plotësuar) – Protestuesit janë nisur drejt Gjykatës Kushtetuese. Në ballë të protestës janë liderët e tri partive opozitare, deputetët e tyre dhe zyrtarë tjerë.

Drejtuesit e VV-së i prijnë protestës

(I plotësuar) – Derisa protestuesit kanë nisur të mblidhen. Kanë nisur edhe thirrjet e ndryshme.

“Hajnat në burg jo në qeveri”, po brohorasin ata.

https://www.youtube.com/watch?v=bD1dbGcOeHQ

Kanë mbetur edhe më pak së gjysmë ore deri të nisja e protestës së opozitës me moton “kundër kapjes së shtetit”.

Protestuesit fillimisht do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar më pas marshutën para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, KEDS-it, RTK-së e deri në sheshin “Skënderbeu” ku edhe do të mbahen fjalimet kryesore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT