Është bërë një vit e gjysmë që kur zyrtarisht, institucionet e vendit, kanë hapur periudhën pesë-vjeçare për aplikim për njohjen e statusit të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Deri më tani në Qendrën për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QMKRT), thonë se vetëm në këtë qendër deri më tani kanë aplikuar mbi 260 të mbijetuar të dhunës seksuale, prej tyre janë 18 burra, i ka thënë Ekonomia Online, Sebahate Pacolli-Krasniqi, menaxhere në këtë qendër.

“Deri më tani kanë aplikuar mbi 260 të mbijetuar të dhunës seksuale prej tyre janë 18 burra ta kem parasysh se edhe ky informacion nganjëherë mungon duket sikur shpesh herë ekziston informacioni që veç gratë edhe vajzat e kanë pas këtë përvojë të rëndë trumatike. D.m.th veç prej organizatës sonë janë këtë shifra”, tregoi ajo.

Nga ky numër i të mbijetuarve që kanë aplikuar për njohje të statusit, Pacolli-Krasniqi, theksoi se vetëm 128 prej tyre i është njohur ky status.

“Deri me tani 128 ju kanë njoft statusi, prej këtyre që kanë aplikuar nga qendra jonë në nivel të Kosovës numrat janë më të mëdhenj, nuk mundem me fol me kompetencë se nuk i di të dhënat e sakta, por janë mbi 1000 që kanë aplikuar për me iu njoft statusi”, u shpreh ajo.

Sipas saj, procesi për aplikim të njohjes së statusit të njohës së mbijetuarve të torturës, në përgjithësi po shkon mirë dhe se të mbijetuarit janë të informuar për mënyrat e aplikimit e të cilat janë në tri forma.

Megjithatë, ekziston një problem qëndron tek pritjet e gjata mbi 1 vit, deri në njohjen e statusit.

“Pritjet janë të gjata edhe kjo ndoshta është ankesa kryesore e tyre për arsyeje se nuk e kanë pritë ndoshta edhe ne nuk e kemi pritë por është proces i ri, por edhe proces me përgjithësi, por në të vërtet komisioni është duke e bërë një punë të madh. Megjithatë kërkesat janë të shumta të mbijetuarit e kanë vështirë me e pranuar që se 18 vjet me prit me ju dhanë mundësia me aplikuar ju duhet së paku edhe një vit me pritë deri të ju jepet përgjigjja përfundimtare”, tha ajo.

Ndryshe, janë bërë 20 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë, por që sipas KRCT-së, ende nuk janë dënuar dhunuesit.

“Në përgjithësi ky proces ka shku me hapa të ngadalshëm, edhe ne kemi parasysh që është një çështje tabu, jo veç në mentalitetin tonë, por në përgjithësi është folur për këto tema pas luftës. Çdo gjë po shkon vështirë, tash me një pjesë d.m.th ka ndryshuar është ma pozitive, ka ndryshuar stigma, njerëzit janë më pak paragjykues”, u shpreh Pacolli-Krasniqi.

Ajo tha se nuk janë të kënaqur me qasjen në drejtësi.

“Fatkeqësisht me gjithë këto krime, gjithë këto raste deri më tani asnjë rast i vetëm për krime të kësaj natyre nuk është dënuar, edhe kjo sfida jonë e vazhdueshme”.

Pas Vasfije Krasniqi-Goodmna, ditë më parë edhe Shyhrete Tahiri-Sylejmani, u bë guaja e dytë e cila doli publikisht për të dënuar dhunuesit e saj.