“Pse nuk flet Edi Rama për skandalin e Brukselit?”

Pas publikimit nga mediat belge të një skandali që lidhet me projektin e kryeministrit Edi Rama, Atelier Albania”, ka pasur një heshtje nga ana e autoriteteve shqiptare.
Ndërkohë PD e ka denoncuar këtë heshtje përmes një deklarate nga deputeti Luçiano Boçi.
“Pas zbulimit të skandalit korruptiv të Edi Ramës nga autoritetet belge me projektin e tij Atelier Albania, kryeministri ynë ka zgjedhur heshtjen.
Asnjë shpjegim prej tij, edhe pse nisja e hetimeve për Peter Swinen, arkitekt i qeverisë flamane, i ka çuar dyshimet drejt e tek Rama.
Sipas shtypit belg, Peter Swinen, miku i Edi Ramës, i zgjedhur prej tij për të menaxhuar Atelier Albania, ka ndikuar në shpalljen e fituesit të konkursit. Ka favorizuar  mikun e tij.
Atelier Albania është punishtja e Edi Ramës nga ku do të fabrikohen interesat e tij dhe të klientelës së tij, siç ishte ai i Lungo Mares.
Eshtë zbuluar se gara për ngritjen e kësaj punishteje ka qënë e pandershme, dhe fituesi është favorizuar në mënyrë të padrejtë.
Autoritetet belge dhe mediat atje kanë konstatuar se asgjë nuk është rastësi, por një kalkulim i menduar mirë, që vjen prej njohjeve të hershme të arkitektit nën hetim me Edi Ramën.
Njohje që kanë nisur nga koha e Bashkisë së Tiranës, ku ky arkitekt ishte i preferuari i Ramës dhe shfaqej pas çdo projekti.
Një nga këta, Sheshi Skenderbej, një simbol i çrregullit, i kaosit, i nëpërkëmbjes së qytetarëve, që jo vetëm mbajti Tiranën të bllokuar për 4 vite por që në fund nuk parashikonte as zgjidhje për trafikun.
Miqësia me arkitektin nën hetim ka kulmuar me projektin e tij për sarajet e Edi Ramës në Surrel.
Të gjitha këto fakte të nxjerra nga autoritetet belge e shtypi belg. Por Edi Rama hesht edhe pse arkiva me skandale që lidhen me Belgjikën po pasurohet dukshëm,” tha Boçi.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT