Haxhi Krasniqi, tifoz i Bayernit

Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi, ka treguar se është tifoz i klubit gjerman, Bayern Munich.
Natyrisht se futbolli mbetet sporti më i popullarizuar në botë dhe përkundër se profesioni i tij është një sport tjetër, edhe Krasniqi është një tifoz i futbollit.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Oxygen të KTV-së, ai ka treguar edhe preferencën e tij.
Klubi nga Bundesliga, Bayern Munich, është klubi që simpatizon boksieri nga Kosova.
“Jam tifoz i Bayernit, pasi kemi jetuar në Munih”, ka thënë ai.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT