Pas 16 vitesh pritje e ankth për fatin e të pagjeturve të fshatit të Rezallës së Skenderajt, sot familjarët e tyre pranuan mbejtet mortore të 28 personave. Familjarët ishin në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku atyre ju dorëzuan mbetjet mortoret të 28 personave të gjetur në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi. Që të gjithë thuhet se janë nga fshati Rrezallë i Skënderajt. Ndërkaq kryetari i fshatit Rezallë z. Muhamet Rukolli për portalin tonë Drenica Press tha se sot pranuam mbetjet e 28 trupave nga masakra e Rezallës, por kanë mbetur edhe 8 mbetje mortore të pagjetura të këtij fshati. Të gjithë këto mbetje që sot pranuam janë ekzeketur në masakren e Rezallës. Sot është një ditë e rënd për ne por sadopak tani e dijmë vendin se ku ti qajmë dhe po ndjejmë një lloj lehtësimi tha z. Muhamet Rukolli për portalin tonë. Prej kësaj masakre kishin shpëtuar vetëm tre persona dy prej tyre ende jetojnë – tha Rukolli për Drenica Press.
Mbetjet mortore janë gjetur vitin e kaluar dhe sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, rivarrimi i tyre do të bëhet më 5 prill, në ditën kur thuhet se këta persona janë masakruar nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit./drenicapress/