Këta janë emrat e të arrestuarve nga Inspektorati i Policisë

Sot janë arrestuar këta përsona të Policisë së Kosovës dhe të FSK-së nga Ispektoriati Policor i Kosovës. Ndërkaq sipas burimeve të indeksonline e cila ka mësuar emrat  dhe mbiemrat e të arrestuarve nga Inspektorati Policor i Kosovës për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Të arrestuarit janë Fadil Rexhepi, drejtor për Migrim dhe të Huaj në Policinë Kufitare.

Ndërsa të tjerët janë E. Franca; Rr. Elshani; M. Maloku; R. Bislimi; dhe R. Berisha.

F. Rexhepi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti; E. Franca, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit, dhe armëmbajtje pa leje.
Rr. Elshani, dyshohet për ushtrim ndikimi.
M. Maloku, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – zbulim i fshehtësisë.
R. Bislimi, dyshohet për trafikim me njerëz – ushtrim i ndikimit; dhe R. Berisha, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare – ushtrim i ndikimit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT