Sulmuesi i PSG, Zlatan Ibrahimovic, u përjashtua nga loja në duel me Chelsean, pas një ndërhyrje në kundërshtarin.
Pas takimi Ibrakadabra ka dhënë një deklaratë interesante, duke thënë se u befasua me kartonin e kuq, por më tepër e befasoi reagimi i lojtarëve të Chelseat.
“Kur e pash kartonin e kuq i thash vetes: ‘Ky njeri nuk e di se çfarë bën’ ose ndoshta pa diçka tjetër”, u shpreh Ibrahimovic.
“Më e keqja është kur shoh futbollistët e Chelseas që vijnë përreth. Jam ndjerë sikur u rrethova nga 11 bebe. Jam tërhequr sepse e pash se po vinte”, theksoi ai.
Sulmues suedez u shpreh shumë i lumtur për kualifikimin e skuadrës së tij, duke paralajmëruar suksese për të ardhmen e PSG.
- Advertisement -