Mourinjo: Besuam para kohe në kualifikim

 

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, ka thënë se Paris Saint-Germain ishte më i fortë se skuadra e tij në barazimin 2:2 që i eliminoi Blues nga Liga e Kampionëve.
“Dua të diskutoj pse humbëm me futbollistët në mënyrë të qetë. Dua të di çfarë kanë ndjerë ata në fushë, dhe të mundohem të gjej konkludime”, u shpreh  ai.
“Paraqitja jonë nuk ishte e mirë sa duhet. Kundërshtari ishte më i fortë se ne, ata u ballafaquan më mirë me presionin e ndeshjes. Për shkak se ishin me 10 futbollistë, ne e kemi ndjerë presionin e fitores, dhe ata nuk kishim çfarë të humbin”, theksoi Mourinho.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT