Van Gal: Vendi i katërt prioritet

Trajneri i Manchester United, Luis Van Gal, ka thënë se skuadra e tij e ka prioritet një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
“Kur e fiton kupën FA nuk je në Ligën e Kampionëve, por ke fituar një trofe. Për lojtarët, kjo gjë është fantastike, edhe për menaxherët njësoj, por synimi ynë është që në vitin e parë së bashku të sigurojmë një vend në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Van Gaal para ndeshjes së nesërme ndaj Arsenalit, transmeton koha.net.
Manchester United është në pozitën e katërt me 53 pikë, dy më shumë se Liverpuli që zë pozitën e pestë.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT