Vidal: Futbolli më ngopi me bukë!

 

Historia e futbollistëve amerikano-latin të cilët transferohen në Evropë shumicën e rasteve kanë histori të dhimbshme. Një histori të tillë na e tregon edhe futbollisti I Juves, Arturo Vidal.
Mesfushori i Kilit në moshën 13 vjeçare nuk kishte ushqim për të ngrënë, por zeja e futbollistit ia ndryshoj jetën për të mirë.
“Në moshën 13-vjeç në shtëpi nuk kishin asgjë për të ngrënë. Falë talentit tim, kam arritur ta përmirësojë jeten e vëllezërve dhe nënës time. Futbolli ma shpëtoi familjen. Ishim katër fëmijë, nëna punonte gjithë ditën. E kur kjo nuk ndodhte, nuk kishim asgjë për të ngrënë”, ka thënë Vidal për Gazzeta TV.
Vidal është njëri nga futbollistët më të pahuar në Seria A, ku brenda një sezoni fiton mbi tre milion euro.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT