Mehmet Veliu

Mehmet Veliu, pjesë e SHF Drenica është duke shkëlqyer në Lidhjen Rajonale të futbollit në Mitrovicē.

Pas gjasht jave të zhvilluara deri më tani Mehmeti i vogël ka shënuar 17 gola për ekipin e tij dhe i prin listes së golashënuesve më të mirë në gjeneraten U13-të.

Ai është pjesë e Drenices prej muajit gusht, ndërsa më parë kishte qenë pjesë e një shkolle të futbollit në Polac.

Mehmeti, i ka befasu të gjithë me paraqitjet e tij, duke shënuar në çdo takim tē LRFM.

Talenti dhe vizioni i tij për lojen e futbollit e bënë at njërin prej futbollistëve me një të ardhme të ndritur.

Pos që është një futbollist i jashtēzakonshëm, Mehmeti është një shok i mirē dhe një nxënës shembullorë./Mitrosport

Fotografia e Mitrosport