12 të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë vdekur edhe 12 pacientë të cilët ishin infektuar me Covid-19.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, numri total i viktimave arrin në 327, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, shkruan DrenicaPress.

“Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet ën njoftimin e sotëm.

Ndërsa në njoftimin e ditës së djeshme, numri total i viktimave ishte 315.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT