11 vite burg për vrasjen e shokut në korridorin e shkollës

 
Një trup gjykues i Gjykatës Themelore në Mitrovicë- Departamenti i Krimeve të Rënda, shpalli Aktgjykim dënues prej 11 (njëmbëdhjetë) viteve burg ndaj të pandehurit F. H, (1994)  me vendbanim në Komunën e Vushtrrisë, pasi i njëjti është gjendur fajtorë për kryerjen e veprës penale “Vrasje”, nga neni 178, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari u shpallë fajtorë sepse me 28 janar 2014, rreth orës 9.00 të mëngjesit në korridorin e shkollës së mesme teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, me dashje, ka privuar nga jeta të ndjerin A.S., pas një mosmarrëveshje të një dite më parë në shkollë, e cila mosmarrëveshje ka vazhduar edhe me fyerje dhe sharje mes tyre në rrjetin social “facebook”. I Akuzuari dhe viktima në ditën kritike me t’u takuar para ‘banjos’- në korridorin e shkollës në fjalë, ka filluar përleshja fizike mes tyre. Me këtë rast, i akuzuari nxjerr thikën dhe godet viktimën në anën e pasme të krahut të majtë, ku këto goditje ishin vdekje-prurëse për viktimën.

I pandehuri për kryerjen e kësaj vepre penale ka pranuar fajësinë dhe ka shprehë keqardhje për këtë vrasje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT