11 raste të reja dhe një viktimë nga koronavirusi në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë

11 raste të reja janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në qytetet e banuara me shumicë serbe, ndërsa një person në Leposaviq ka vdekur si pasojë e këtij virusi.

Lajmin e ka kumtuar Shtabi i Krizave në Mitrovicën e Veriut, i cili njoftoi edhe për 20 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Kosovë deri tani janë raportuar 6 mijë e 680 persona të infektuar me COVID-19, prej tyre janë shëruar 3 mijë e 614 raste, ndërsa kanë vdekur 164 pacientë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT