10 rregullat që Benitezi i ndjek me përpikëri

 

Çdo trajner ka me todën dhe stilin e tij të punës. Transferimi i Rafa Benitezit te Reali, ka bërë që gjithë Madridi të flasë dhe të mendojë për të. Jo vetëm tifozët galaktikë shtrojnë pyetjet se çfarë taktikash ai do të përdorë, cilin nga kolegët duhet të marrë shembull apo nëse do ta hedhë më në sulm treshen BejlBenzema-Ronaldo.

Por edhe tekniku 55-vjeçar ka mënyrën e vet të punës. E përditshmja sportive spanjolle “Marca” ka zbardhur 10 rregullat që Benitezi i ndjek me përpikmëri. Shembulli – Marifeti i parë i 55-vjeçarit ka të bëjë me rivalët, të cilët ai vlerëson më shumë dhe që u ka vjedhur “filozofinë” e lojës. Arrigo Saki është shembulli që Benitezi ka ndjekur me më shumë vëmendje. Pavarësisht kësaj, një njeri, i cili e ka joshur atë me punën e tij, është edhe Pep Guardiola. Rafa e vlerëson së tepërmi mënyrën se si Pepi e percepton futbollin.

Organizimi – Prioriteti i parë për spanjollin është rregulli dhe përpikmëria në skuadër. Të gjithë futbollistët mbrojnë dhe sulmojnë bashkë, duke formuar një bllok të përbashkët në një distancë 25-30 metra në fushë. Moduli 4-2-3-1 – Me këtë skemë ai luajti edhe te Napoli. Taktikisht, ky është moduli që Benitezit i pëlqen më shumë, sepse prodhon gola, si edhe ka soliditet në prapavijë. Ronaldo do të kthehet në sulmuesin e vetëm dhe tre mesfushorë të avancuar do ta furnizojnë me topa. Ndërkohë që pas tyre do të jenë Luka Modriç dhe Toni Kros, të cilët do të merren me organizimin e lojës.

Përshtatshmëria – Benitezi do t’i përshtatet historisë dhe filozofisë së një klubi si Reali. Ekipi i tij do të jetë mjaft sulmues, ashtu siç tifozët pëlqejnë.

Ndikimet – Jo vetëm që ai e njeh teknikën që e karakterizon futbollin spanjoll, por eksperienca me Napolin ka bërë që të dijë të ndërtojë një prapavijë të fortë. Gjithashtu, nga vitet e kaluara në Angli, do të bëjë që “galaktikët” të luajnë me intensitet.

Krahët – Tradita u kërkon “galaktikëve” që të luajnë një lojë sulmuese dhe që të mund ta arrijë këtë gjë, është e nevojshme që skuadra nga krahët të jetë mjaft e saktë.

Rotacionet – Rafa Benitez ka shumë qejf që të bëjë rotacione në ekip. Ndryshe nga Ançeloti, ai nuk ka frikë që të marrë vendime të ashpra dhe që do të sjellin kontestime.

Ndeshje pas ndeshjeje – Ashtu si edhe Simeone, edhe Benitezi mendon që më e mira për një skuadër është që t’i marrë sfidat me radhë, pavarësisht diferencës në letër mes ekipeve.

Mbajtja e topit – Rreth 80- 85% e stërvitjes që Benitezi bën, bazohet në përdorimin e topit.

24 orë menaxher – Benitezi shikon me imtësi aspekte të ndryshme të jetës së lojtarëve që drejton, si për shembull dieta dhe koha e lirë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT