10 raste të reja me koronaviru në Skenderaj, 5 në Drenas, janë me këto lokalitete

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.648 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 321 raste pozitive.

Në mesin e 321 rasteve, 10 raste pozitive janë nga komuna e Skenderajt dhe 5 nga komuna e Drenasit.

Mësohet se të gjitha rastet e reja janë me lokalitet në komunën e Drenasit janë 3 nga fshati Tërstenik dhe 2 nga fshati Arllat.

Ndërsa 10 rastet e reja nga komuna e Skenderajt janë me këto lokalitete:

1 në fshatin Runik
3 në fshatin Poliac
6 në qytetin e Skenderajt. /DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT