10 kg kanabis në makinë, dy persona në pranga

Është finalizuar me sukses operacioni antidrogë i koduar “Fast”. Policia e Durrës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, pasi akuzohen për “Shitje të lëndëve narkotike”.

Sipas burimeve policore, në pranga kanë përfunduar shtetasit Arjan Tabakun, 49 vjeç, banues në Krujë dhe Romin Davidhin, 28 vjeç, banues në Durrës dhe punonjës në Komandën e Forcave Detare.

Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet: “Arrestimi i tyre u bë pasi me datë 14.06.2016, në lagjen Nr.13, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Fiat” me targa “AA 799 LB”, me drejtues shtetasin Arjan Tabaku, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 10 kilogramë kanabis”.

Policia ka bërë të ditur se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

-10 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa;

-Një trup pistolete bashkë me tytën;

-Fishekë të kalibrit 7.62 mm;

-Makina tip “Fiat” me targa “AA 799 LB”;

-Makina tip “Fiat” me targa “AA 078 GP”;

-Katër aparate telefoni celularë.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit me inicialet E. K., 25 vjeç, banues në Durrës.

Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/Shekulli Online/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT