10 filmat e përfolur për çmimin OSCAR

Të gjithë këta filma në rolet kryesore kanë yje të mëdha të kinematografisë botërore, dhe, natyrisht gara do të jetë e madhe deri te çmimet kryesore, por, para çmimeve duhet pritur për nominimet, që do të bëhen zyrtare në janar të vitit 2016

Tashmë kritikët e filmit kanë vënë fokusin se cilët filma mund të jenë si kandidatët e mundshëm të cilët do të shpërblehen me çmimin Oscar, dhe, sipas një renditje, tashmë është plasuar lista prej dhjetë filmave që e mund të garojnë ngushtë më njeri tjetrin.

“Bridge Of Spies”, i Stiven Spilber, me aktor Tom Hanks, ku luan edhe aktori shqiptar, Marko Caka është filmi favorit që mund të rrëmbejë çmimin Oscar, sikurse që pason më pas edhe filmi “Carol”, “Spotlight”, “The Danish Girl”, “The Martian”, “The Hateful Eight”, “Inside Out”, “The Ëalk’, “Trumbo”, dhe filmi “Suffragette”. Të gjithë këta filma në rolet kryesore kanë yje të mëdha të kinematografisë botërore, dhe, natyrisht gara do të jetë e madhe deri te çmimet kryesore, por, para çmimeve duhet pritur për nominimet, që do të bëhen zyrtare në janar të vitit 2016./KultPlus.com  

- Advertisement -

MË TË FUNDIT