10 fermerë vushtrrias përfitojnë makina për nxjerrjen e qepëve (foto)

 

Në kuadër të projekteve për stimulimin e investimeve në bujqësi dhe të një bashkëpunimi të mirë të DEBPZHR të Komunës së Vushtrrisë me OQ “ Tika “ të Turqisë ,10 fermërë të kwsaj komune kanë përfituar makina për nxjerrjen e qepëve.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, me rastin e shpërndarjes së këtij donacioni që kap vlerën e 32 mijë eurove, pasi foli për begatitë e tokës bujqësore që ka komuna dhe kushtet e mira për zhvillimin e saj, falënderoi këtë organizatë qeveritare turke për ndihmën që po jep në vazhdimësi për bujqit e Komunës.

Drejtoresha për EBPZHR, Arta Haxhaj gjithashtu foli për këtë donacion shumë të rëndësishëm që mundëson lehtësimin e kushteve të punës për fermerët të cilët merren më këtë veprimtari.

Eyup Yavuz Umutlu, shef i zyrës së OQ “ Tika “ në Kosovë tha se ky është donacioni i dytë brenda një kohe të shkurtër për fermerët vushtrrias dhe se bashkëpunimi me Komunën e Vushtrrisë do të vazhdojë edhe me tutje.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT