10 ditë pezullim për Etrit Berishen

 

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha është pezulluar sot me 10 ditë nga avokati i përgjithshëm i Konit.
Gardiani kuqezi nuk do të ketë mundësinë të akzivizohet me ekipin e tij deri në 29 mars pasi do të vuajë këtë dënim që erdhi si shkak i denoncimit të bërë nga klubi i Kievos i cili pretendonte se kishte firmosur para Lacios një kontratë me Berishën.
Tashmë vendin e Berishës do ta marrë Tomas Strakosha i cili do të jetë zvëndësuaesi i Marketit duke nisur nga ndeshja e radhës përballë Veronës.
Ndërkohë klubi i Lacios është gjobitur me 15 mijë euro gjobë pasi akuzohet se firmosi me një futbollist i cili ishte në kontratë me një ekip tjetër.
Për këtë çështje ka reaguar edhe avokati i Etrit Berishës i cili ka deklaruar se klienti i tij nuk ishte i vetëdijshëm se po firmoste një kontratë të mirfilltë me Kievon por mendoi se ishte duke firmosur një parakontratë me klubin nga Verona.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT