10 000 propozime për martesë pas publikimit të një fotoje, por humb jetën ngjatë një sulmi terrorist (VIDOE)

Një xhihadist holandez që mori 10 000 propozime për martesë pas një postimit të një fotografie me një mace ka ndërruar jetë në Siri pas një sulmi ajror. Israfil Yilmaz është raportuar se ka vdekur pas një sulmi në një fortesë të SISIS në Raka, në veri të vendit.

I riu besohet të jetë 28 vjeç. Ai ka shpjeguar për mediat se pse iu bashkua grupit ekstremistë. Në një rast, mbajti një sesion pyetje dhe përgjigje në Tumblr.

Në një rast, ai tha se homoseksualët duhet të hidhen nga një ndërtesë të lartë.

Popullariteti i tij në mesin e radhëve të ISIS ishte i tillë që mori në mënyrë të habitshme 10.000 kërkesa për martesë gjatë kohës si luftëtar xhihadist.

Reagimi erdhi pasi ai postoi një foto në llogarinë e tij në Tumblr ku mbante një kotele.

Sipas New York Times, Yilmaz është me prejardhje turke dhe la Ushtrinë Mbretërore në Holandë në vitin 2013 për t’u bashkuar me rebelët që luftojnë kundër presidentit sirian Bashar al-Asad.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT