1 i vdekur në Skenderaj dhe 6 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.813 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 587 raste pozitive.

Raste të vdekjes në Kosovë me COVID-19 janë regjistruar 6. Një në mesin e tyre nga komuna e Skenderajt, transmeton drenicapress.info

Mësohet se viktima është i moshës 66 vjeç.

Ndërsa rastet e reja me koroavirus në komunën e Skenderajt janë nga këto vende:
2 në fshatin Rezallë
2 në qytetin e Skenderajt
1 në Vajnik
1 në Qubrel. /DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT