1 i vdekur në Skenderaj dhe 15 raste të reja me COVID-19

704 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa të shëruar janë 342.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (73 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Pejë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (56 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (71 vjeç).

Pos një viktime nga qyteti i Skenderaj, janë regjistruar edhe 15 raste të reja të cilët janë infektuar me COVID-19.

Rastet e reja janë nga këto vende:
12 raste janë me lokacion në qytetin e Skenderajt
1 në Llaushë
1 në Klinë e Epërme
1 në Prekaz i Poshtëm. /DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT