Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.652 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 316 raste pozitive.

Ndërsa raste të vdekjeve janë regjistruar 3, në mesin e të cilave është një është nga komuna e Drenasit me moshë 74 vjeç.

Në mesin e 316 rasteve të reja, katër raste janë nga komuna e Drenasit, shkruan drenicapress.info
Rastet e fundit janë me këto lokacione:
1 në qytetin e Drenasit
1 në Gllanasellë
1 në Korroticë të Epërme
1 në Llapushnik

DrenicaPress