1.5 milionë euro për fabrikën e ujërave të zeza në Mramor

Rreth 1 milion e gjysmë euro do të investohen në impiantin për pastrimin e ujërave të zeza në Prishtinë.

Gjysma e kësaj shume është donacion i Qeverisë së Republikës Çeke, e cila ka investuar rreth 700 mijë euro për këtë projekt 3-vjeçar për ndërtimin e fabrikës për përpunimin e ujërave të zeza në liqenin e Badocit. Ndërkaq, përveç Qeverise Çeke, rreth 800 mijë euro do të investojë edhe Komuna e Prishtinës.

Projekti pritet të përfundojë deri në gjysmën e dytë të vitit 2016, me ç’rast do të përfundojë impianti, ndërkaq këtë vit pritet të përfundojë ndërtimi i 22 kilometrave kanalizim nga ana e Komunës së Prishtinës.

Të martën në hyrje të liqenit të Badocit, përkatësisht në fshatin Mramor të Komunës së Prishtinës, është hedhur gur themeli i këtij projekti, ku kanë qenë pjesëmarrës ndër të tjera edhe ambasadori i Çekisë në Kosovës Ivo Šilhavý, përfaqësues të Ujësjellësit rajonal të Prishtinës, si dhe kryetari i Komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiq. Fabrika e përpunimit të ujërave të zeza në tërësi do të jetë nga teknologjia çeke.

Ndërkaq në Kosovë tashmë janë në funksion dy fabrika të tilla, një në fshatin Harilaq po ashtu e financuar nga Agjencia Çeke për Zhvillim, si dhe fabrika tjetër është vënë tërësisht në funksion për Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT