​Vëllai i sulmuesit vetëvrasës nga Belgjika kampion i Evropës

Vëllai i njërit nga sulmuesit vetëvrasës me bombë në Bruksel ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian në Taekwondo në Zvicër.

Mourad Laachraoui, vëllai i vogël i Najim Laachraoui, i cili kreu sulmin terrorist në Bruksel në mars të këtij viti ku u vranë 32 njerëz e ka mundur spanjollin Jesus Tortosa dhe triumfoi në kategorinë deri në 54 kilogramë.

20 vjeçari do ta përfaqësojë Belgjikën në Lojërat Olimpike në Rio.

Ai në një konferencë për media ka thënë se ka qenë i frikësuar për atë çka ka bërë vëllai i tij, por shtoi se askush nga familja nuk ka pasur kontakt me Najim Lahraui që nga viti 2013.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT