​Tifozët e Realit zgjedhin se kush nga BBC do të shitet për t’i lënë vendin Mbappes (Foto)

Tifozët e Real Madridit besojnë se një nga BBC do të shitet gjatë kësaj vere për t’i krijuar hapësirë francezit Kylian Mbappe

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez edhe publikisht e ka pranuar se i pëlqen ylli i Monacos, Kylian Mbappe.

Pikërisht francezi është edhe dëshira kryesore e Real Madridit, për të cilin janë gati që ti ofrojnë mbi 100 milionë euro.

Por, për të transferuar Mbappe, atëherë njëri nga BBC, Bale, Benzema apo Ronaldo do të shitet, në mënyrë që t’i krihet atij hapësirë.

Edhe pse Ronaldo thuhet se nuk është i lumtur dhe dëshiron të largohet, shumica e tifozëve të Realit mendojnë se Perez gjatë kësaj vere do të shes Gareth Bale.

Në një sondazh të AS, 42,6 për qind besojnë se Perz do të shes Bale gjatë kësaj vere. 24 për qind besojnë se Cristiano Ronaldon, 20 për qind besojnë se asnjërin dhe vetëm 12 për qind besojnë se do ta shes Karim Benzeman.

Ndryshe, 80 për qind e votuesve besojnë se Perez do ta shes njërin nga BBC dhe vetëm 20 prej tyre besojnë se asnjërin. /Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT